Një automjet tip “Ford” është djegur tërësisht rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm në Lushnje.
Drejtuesi i mjetit që sillte punëtorët si çdo mëngjes, kishte parë të dilte tym nga pjesa e motorit.
Ai ka dalë nga mjeti fatmirësisht para se mjeti të digjej totalisht. Megjithë ndërhyrjen e menjëhershme të zjarrfikësve mjeti u shkrumbua.
Në momentin e konstatimit të zjarrit punëtorët nuk kishin hipur në mjet. Sipas të dhënave paraprake shkak dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike, pasi mjeti ishte i ndezur.