-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Automjetet e vjedhura në vendet e BE-së, me dokumente false në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari

Kryesoret

Policia në Fier ka arrestuar një 55-vjeçar me inicialet E. Z., banues po në Fier dhe ka shpallur në kërkim një 38-vjeçar me inicialet A. Dh dhe një 43-vjeçar me inicialet E. K., si edhe një 51-vjeçar italian.

Nga hetimet ka rezultuar se këta 4 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë trafikuar në Shqipëri, automjete të vjedhura kryesisht në Itali dhe në Gjermani, gjithashtu, se ndërhynin në elementet identifikuese të automjeteve dhe paraqitnin për to dokumente false, me qëllim shitjen në vendin tonë.

Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar 2 automjete tip “Fiat” dhe “Iveco”, prodhime të viteve të fundit, me vlerë rreth 120 000 euro.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Fierit, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit