Një operacion i SPAK një ditë më parë ka çuar në goditjen e një tjetër grupi kriminal. Policia arrestoi dje ish-zv.drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe vuri në pranga djalin i tij.
Gjithashtu u arrestua edhe shefi i krimeve te komisariati nr. 6. SPAK lëshoi 11 urdhër arreste, ku 6 prej tyre janë ekzekutuar dhe vijon puna për arrestimin e 5 të tjerëve.
Mes urdhër-arresteve bëhet me dije se ka edhe efektivë dhe ish-efektivë policie si dhe Ervin Mata.
Besmir Mustati dhe Bujar Germizi, të arrestuar në Kukës janë dy emrat e fundit që janë zbuluar nga operacioni.
7 nga 11 emrat për të cilët janë lëshuar masa sigurie.
Besmir Mustati
Bujar Germizi
Erzen Breçani
Dedan Gjoni
Eralbi Breçani
Ervin Mata
Jonida Babameto
Por për çfarë akuzohet Bujar Gërmizi?
Bujar Gërmizi, që konsiderohet si i forti i Kukësit, dyshohet se ka ndihmuar Nuredin Dumanin, që edhe pse ishte në kërkim të kalojë disa herë pikën kufitare të Morinës duke hyrë në territorin e Kosovës dhe anasjelltas pa probleme.
Hetimet e kryera deri në këtë fazë nga prokuroria e posaçme SPAK, kanë zbuluar se Bujar Gërmizi, është njeriu që përmes ndërhyrjeve të tij në efektivët e policisë kufitare, mundësonte kalimi pa problem në pikën kufitare të Nuredin Dumanit, edhe pse ai ishte në kërkim për disa vrasje.