Prokuroria e Posaçme njoftoi se bashkë me partnerët europiane arriti që të zbulonte lidhjet e krimit të organizuar brenda policisë së shtetit duke arrestuar shefin e krimeve në komisariatin nr. 6, ndërsa në masë sigurie detyrim paraqitje është një oficere.
“Janë dokumentuar vepra penale të kryera nga zyrtarë publikë, punonjës të policisë së shtetit në nivel të lartë, të cilat cënonin funksionimin e rregullt të shtetit ligjor dhe sundimin e ligjit. Është dokumentuar përfshirja e punonjësve të policisë në grupe kriminale” thotë SPAK-u.
Mes të arrestuarve është edhe ish-zv/ drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani, në kërkim është krushku i tij, Ervin Mata dhe disa elementë të botës së krimit.
Breçani në burg, djali në kërkim, SPAK sekuestron armë, telefona dhe makina
Të arrestuar
-Erzen Breçani-ish-drejtori i Policisë së Tiranës
-Dedan Gjoni-Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6
-Bujar Germizi-Me precedent
Detyrim paraqitjeje
-Jonida Babameto-Oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit
Në kërkim (nuk ndodhen në Shqipëri)
-Ervin Mata-Biznesmen
-Eralbi Breçani-Djali i Erzen Breçanit
-Besmir Mustafi
-Besmir Murati
-Artan Sulejmani
-Albert Prenga
-Bajram Germizi