-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lirohet nga burgu Jamarbër Malltezi, dështon Berisha

Kryesoret

21 ditë pas arrestimit, gjyqtarja e Gjykatës së Apelit, Ilirjana Olldashi ka ndryshuar masën e sigurisë duke liruar nga qelia Jamarbër Malltezin, dhëndrin e Sali Berishës, i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash për hetimet që SPAK ka bërë dhe po vijon për dosjen e kompleksit “Partizani”.

Prej ditësh së sotme, Malltezi do të qëndrojë në arrest shtëpie. “Gjykata miratoi masën për zotin Berisha dhe vendosi arrest shtëpie për zotin Malltezi. Ne do të vazhdojmë betejën” tha Genc Gjokutaj.

Për Sali Berishën nuk kishte asnjë ndryshim, do të vijojë që të ketë dy masa sigurie kundër tij, detyrim paraqitje dhe bllokim i daljes jashtë vendit. Por a ka rrezik që kjo masë të shtrëngohet nëse Sali Berisha nuk do të paraqitet përpara OPGJ-së?

Ashpërsimi i masave të sigurisë ka të bëjë me rrezikun e ikjes. Zoti Berisha nuk ka rrezik ikje, dy herë në ditë e keni në media dhe njëherë në javë në parlament. Ai nuk largohet. Refuzimi i paraqitjes ka të bëjë me anti-kushtetushmërinë” tha Gjokutaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit