-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Opozita Italiane: Marrëveshja nuk zgjidh gjë, Rama mori sponsor drejt BE-së

Kryesoret

Marrëveshja për emigrantët midis Italisë dhe Shqipërisë është diskutuar dhe në parlamentin italian.

Opozita ishte ajo e cila hodhi akuza të shumta, ku një nga diskutimet më pikante ishte ai i Riccardo Ricciardi-t i “Lëvizjes 5 yjet”.

“Këto dy qendra në Shqipëri do të na kushtojnë 10 herë më shumë se qendrat e ndërtuara në Itali. Shume para për çfarë? Sigurisht jo për të zgjidhur problemin e zbarkimeve të cilat me këtë qeveri kanë arritur në 150 mijë në vit falë disa mijërave që duhet të shkojnë përkohësisht në Shqipëri” – tha ai.

Është sindroma “jo në oborrin tim” që Meloni e zgjidhi duke e zhvendosur problemin në Shqipëri. Ndoshta do të bëjnë të njëjtën gjë edhe për termocentralet bërthamore. Në fillim do të na thonë se na duhen dhe pastaj kur të shohin kundërshtimin e italianëve do t’i dërgojnë edhe ato në Shqipëri”- tha deputeti italian i opozitës.

 I cili në fjalimin e tij nuk nguroi të bënte një analizë të tijën dhe drejt interesave të Edi Ramës.

 “Marrëveshja nuk zgjidh absolutisht asgjë. Çështja është e qartë. Kryeministri shqiptar kishte nevojë për një sponsor drejt BE-së. Ai u shërbeu me të drejtë interesave të tij. Dhe ne po paguajmë për fushatën elektorale të Melonit kundër Salvinit. Është thjesht një tjetër reklamë” – tha Ricciardi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit