Nga 11 urdhër arreste që lëshoi SPAK-u për disa vepra penale, tre persona u arrestuan, një u la në detyrim paraqitje dhe shtatë të tjerë janë në kërkim. Mes të arrestuarve është edhe Bujar Ajeti i njohur edhe me mbiemrin Gërmizi. Ai është nga Kukësi.
Por kush është Bujar Gërmizi?
Rezulton person me disa precedentë penalë. Në 1999 ai ka qenë i dyshuar për grabitjen e bankës së kursimeve në Kukës. Në atë kohë ai ishte oficer policie.
Në 2009 ka qenë i dyshuar për trafik armësh dhe në Maqedoninë e Veriut është arrestuar për trafik droge. Ai është arratisur nga burgu në Maqedoni dhe kishte humbur gjurmët.
SPAK reagon për herë të parë: Për çfarë u arrestuan Erzen Breçani me shefin e krimeve