-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç parashikues: Viti 2024, më tepër konflikte në Republikën Srpska dhe Kosovë

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se viti 2024 do të jetë më i vështiri në historinë moderne të Serbisë, duke thënë se i frikësohet trazirave të mundshme në Republikën Srpska dhe Kosovë.

“Kam frikë se ky vit do të na sjellë shumë më tepër konflikte dhe trazira se ai i mëparshmi, duke përfshirë edhe këtë, e kam fjalën për çdo lloj kërcënimi në Republikën Srpska, në Kosovë dhe në pjesë të tjera të rajonit,” tha Vuçiç.

Vuçiç deklaron se zgjedhjet do të mbahen në Tajvan në janar, në fund të vitit 2024 në SHBA, dhe këto zgjedhje, së bashku me atë ruse, ndoshta ukrainase, “do të paraqesin një mundësi për ndryshime ose një vendosje të re vlerash në nivel global politik.”

Sipas tij, këto ndryshime do të ndodhin në epokën e rrjeteve sociale, kur më e rëndësishmja është bërë adhurimi i opinionit apo fitimi i pëlqimeve, dhe për këtë arsye ai ka frikë se viti 2024 do të jetë “shumë më i keq për botën.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit