-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Breçani me shefin në burg, Balla: Vatër kanceri brenda policisë, si i futëm në “rrjetë”

Kryesoret

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përgëzuar strukturat e shtetit, policisë dhe prokurorisë për arrestimin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve, mes tyre Erzen Breçani, por edhe shefi i krimeve të komisariatit nr. 6, Dedan Gjoni.

Dosja është një skaner i qartë i mënyrës sesi vatra kanceroze brenda policisë së shtetit ndër vite kanë shërbyer si shërbëtor të krimit të organizuar. Çuarja përpara e procesit të vetëpastrimit me SPAK-un dhe prokuroritë e tjera dhe koordinimin me partnerët.

Dua të ndaj me ju edhe lajmin që kemi përmbyllur procesin e përzgjedhjes së drejtuesit të ri të Agjencisë së Mbikëqyerjes Policore. Konkurruan 26 kandidatë, arritëm te një short-listë me 5 kandidatura dhe brenda kësaj jave do i propozoj kryeministrit drejtuesin e ri. AMP në koordinim me agjencitë e tjera kanë një rëndësi të madhe në procesin e vetëpastrimit në policinë e shtetit” tha ai.

“Gjej rastin t’i falenderoj dhe përgëzoj prokurorët për besimin dhe bashkëpunimin. Në rrjetën e këtij bashkëpunimi kanë rënë eksponentë të krimit të organizuar, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Policisë së Shtetit si dhe persona të tjerë bashkëpunëtorë me ta.

Ky operacion domethënës është konsolidimi i ngritjes në një nivel tjetër të vullnetit të agjencive tona ligjzbatuese për ta goditur krimin në të gjithë spektrin e tij, në funksion të rendit ligjor në të gjithë territorin.

Sot gjej rastin të rikonfirmoj besimin e plotë se forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese dhe lufta e përbashkët në vetë-pastrimin e Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit