-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Argjentina mposhti Brazilin, dhunë mes tifozëve dhe policisë

Kryesoret

Nicolas Otamendi e shënoi golin e vetëm për t’ia dhuruar Argjentinës një fitore 1:0 kundër Brazilit në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës, e cila u shty për më shumë se gjysmë ore të martën mbrëma, pasi policia u përlesh me tifozët në stadiumin e stërmbushur Maracana në Rio de Zhaniero.

Rivaliteti i moçëm sportiv mes dy prej kombëtareve më të suksesshme në botën e futbollit u intensifikua pasi policia braziliane i sulmoi tifozët argjentinas si përgjigje ndaj përleshjeve në tribuna gjatë këndimit të himneve kombëtare.

Lionel Messi me bashkëlojtarët e tij argjentinas tentojnë t’i qetësojnë tifozët gjatë përleshjes së tyre me stafin e sigurimit në stadiumin Maracana në Rio de Zhaniero, 21 nëntor 2023.

Kampionët e botës, të udhëhequr nga kapiteni Lionel Messi, shkuan pranë tribunave në përpjekje për t’i qetësuar gjakrat, para se të largoheshin nga fusha për t’u kthyer në dhomat e zhveshjes përkohësisht.

Lojtarët u kthyen në fushë dhe ndeshja filloi nën brohoritjet e zhurmshme të tifozëve vendas, të cilët e mbështetën skuadrën e tyre pesë herë kampione bote, e cila po përpiqej ta kthehej në binarë pasi kishte humbur disa ndeshje radhazi në kualifikime për herë të parë.

Por, Brazili e pësoi disfatën e tretë radhazi dhe të parën në shtëpi në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës, dhe si pasojë ka rënë në vendin e gjashtë në renditje, duke ngelur tetë pikë mbrapa lideres, Argjentina.

Lojtarët argjentinas duke e festuar fitoren ndaj Brazilit në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026, në Maracana të Rio de Zhanieros. Vendi i gjashtë është i fundit që siguron pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026.

“E vërteta është se ky grup po vazhdon të arrijë gjëra historike, përsëri,” tha kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit