Ushtria dhe buxheti i dedikuar për modernizimin e FSK-së kanë qenë në fokusin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e fundit të qeverisë në Prishtinë.
Duke folur për arritjet në 2/3 e mandatit të tij qeverisës, Kurti vendosi theksin tek ushtria, duke thënë se tashmë Kosova e ka më të fortë se kurrë më parë.
Për ta nxjerrë më në pah transformimin, Kurti tha se “përveç çizmeve në tokë, ushtria jonë ka edhe sy në qiell përmes dronëve Bayraktar”.
“Ushtrinë e kemi më të fortë se kurrë, i kemi ndarë buxhet dyfish më shumë krahasuar me atë që kishte dhe atë po e rrisim çdo vit.
Ia shtuam 1852 ushtarë të rinj dhe 600 tjerë i kemi paraparë për vitin e ardhshëm. Ka armatim më shumë sepse investimet i kemi rritur 191%, gati trefishin”, deklaroi Kurti.
Rama: Është jashtë kontrollit, futen destabilizuesit, NATO të sigurojë kufirin në Kosovë