-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama kërkesë NATO-s: Lëvizni shpejt, ndërtoni bazën në Porto Romano

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u takua sot në Shkup me liderët e shteteve anëtare të aleancës ushtarake nga Ballkani, për të biseduar për sigurinë e rajonit dhe gjëra të tjera. Në takimin joformal të liderëve të shteteve anëtare të NATO-së nga rajoni i Ballkanit me shefin e aleancës ishin kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Kroacisë, Zoran Milovanoviç dhe kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiç. Edi Rama propozoi një samit me vendet e Ballkanit që janë në NATO dhe që nuk janë. Më pas kryeministri Rama kërkoi vëmendje të shtuar për Kosovën.

Një format të një samiti të NATO-s me Ballkanin Perëndimor ku janë të pranishëm jo vetëm vendet anëtare të NATO-s në këtë rajon, por edhe vendet partnere të NATO-s. Faktikisht vendet e tjera të Ballkanit që nuk janë të pranishme dhe pjesa tjetër e vendeve anëtare që janë në kufi me rajonin dhe që kanë një interes për stabilitetin dhe progresin demokratik për rajonin.

Ka ndodhur një ngjarje tragjike që duhet konsideruar një paralajmërim dhe jo një ngjarje sporadike dhe që me cdo kusht nuk duhet të përsëritet. Duhet të rritet numri i forcave të NATO-s në Kosovë. Domosdoshmëri për të garantuar kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, që faktikisht është jashtë kontrollit dhe i cili është në shërbim të aktiviteteve ilegale të trafikut armëve, drogës dhe aktiviteteve që pastaj ngatërrohen edhe me aktivitetin politik me sfond ultra nacionalist që shkakton devijime të rënda si në Banjskë” tha ai.

Kishte një kërkesë edhe për shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg. “Dëshiroj që të theksoj edhe kërkesën që aplikimi i Shqipërisë për të bashkë-financuar me NATO-n bazën e re detare të NATO-s në Porto Romano të procedohet sa më shpejt, sepse ne besojmë shumë që cdo gjë që ndodh hap pas hapi e përforcon vlerën strategjike të një investimi të tillë, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe vetë NATO-n që do të fitojë një tjetër akses të shpejtë në këtë anë të Europës për cdo rast. Shqipëria ka përmbushur për vitin 2024 edhe objektivin e financimit të mbrojtjes me 2% sikur u shtrua nga NATO” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit