Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkup në takimin e liderëve të pesë vendeve anëtare të NATO-s nga Europa Juglindore
Rama uroi në shqip shqiptarët e Maqedonisë së Veriut për ditën e alfabetit të gjuhës shqipe.
Konferenca tha Rama mblidhet në një moment luftrash dhe krizash të rënda që kanë potencialin të rrezikojnë dhe rajonin.
“Këtu në rajon të gjithë duhet të fokusohemi tek mbrojtja dhe ruajtja e asaj që kemi arritur që është një paqe e brishtë. Do të vëmë të gjitha forcat që ta bëjmë paqe përfundimtare të qëndrueshme,” tha Rama në fjalën e tij.