Finlanda ka mbyllur katër nga pikat e saj kufitare me Rusinë.
Një përpjekje kjo për të ndaluar rritjen e azilkërkuesve që thonë se ishin nxitur nga Moska.
Helsinki akuzoi fqinjin e tij për kanalizimin e emigrantëve në vendkalimet në shenjë hakmarrjeje për anëtarësimin e tij në NATO, shkruan BBC.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Finlanda po bën një gabim të madh dhe po shkatërron marrëdhëniet dypalëshe.
Sipas rojeve kufitare, rreth 300 azilkërkues kanë mbërritur në Finlandë këtë javë.
Rojet Kufitare Finlandeze thanë se barrierat do të vendosen nga mesnata e së premtes në pikat kufitare Vaalimaa, Nuijamaa, Imatra dhe Niirala në Finlandën juglindore.
Këto pika kanë parë një rritje të kalimeve të paligjshme nga qytetarët e vendeve duke përfshirë Sirinë, Jemenin dhe Irakun.