-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthen makina në SHBA, dy të vdekur, FBI: Sulm terrorist

Kryesoret

Një automjet shpërtheu këtë të mërkurë në një urë që lidh SHBA-në me Kanadanë pranë Ujëvarës së Niagarës.

FBI po e trajton incidentin me mundësinë e një tentative për sulm terrorist.

Ngjarja ndodhi në Urën Rainbow, një ditë para festës së Ditës së Falënderimeve në SHBA, një nga ditët më të ngarkuara të udhëtimit të vitit.

“Situata është e rrjedhshme , kjo është gjithçka që mund të themi në këtë moment,” tha FBI në një deklaratë fillestare.
Siç raporton Reuters, dy persona në automjet kanë mbetur të vdekur dhe një roje kufitare është plagosur.

Zyra e kryebashkiakut rajonal tha se shpërthimi ndodhi në një makinë që po përpiqej të hynte në SHBA nga Kanadaja. Të gjitha vendkalimet aktualisht janë të mbyllura deri në një njoftim të dytë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit