-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të dashurës së dëshmitarit i gërvishtën makinën, Beleri: Unë s’kam “gisht”

Kryesoret

Seanca e sotme ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri u shty për në 5 dhjetor me qëllim gjetjen dhe pyetjen e dëshmitarit të kërkuar nga SPAK-u dhe Beleri, Abdyl Rama. Ai është vëllai i Arsen Ramës, personit që bashkëpunoi me prokurorinë duke kryer veprime të simuluara me Belerin dhe Pandeli Kokaveshin. Policia e Himarës njoftoi gjykatën se dëshmitari Abdyl Rama nuk ishte gjetur.

Prokurorja e SPAK-ut në sallë, i paraqiti gjykatës një kopje të sistemit TIMS, ku rezultonte se dëshmitari kishte lenë Shqipërinë në muajin shtator. Vetë Arsen Rama dëshmoi pak ditë më parë me dyer të mbyllura. Ai pretendoi se ishte kërcënuar, por Beleri deklaroi sot se gërvishtja e makinës së të dashurës nuk lidhte me dëshmitë kundër tij.

Greqia: I informuam të gjithë në BE, Belerin s’e lënë të betohet në Himarë

Pretendimet e prokurorisë, se diku në muajin qershor, të dashurës së shtetasit Arsen Rama, në rrugë publike, në Vlorë, i kanë gërvishtur automjetin, nuk provon që siguria e dëshmitarit është në rrezik. Maksimumi, e dashura e shtetasit Arsen Rama, që nuk është as subjekt as objekt në këtë gjykim.

Brenda apo jashtë? Zhduket pa “nam e nishan” dëshmitari i Fredi Belerit

Mund të ketë ndonjë mosmarrëveshje me servisin, apo me ndonjë automjet tjetër të cilit mund t`i kishte zënë parkimin apo rrugën, etj. Po ta kishte marrë seriozisht këtë rrezik Prokuroria do të kishte vijuar me sigurimin e provës së dëshmitarit, apo do të kishte marrë masa për mbrojtjen e tij, sipas ligjeve të posaçme, gjë që nuk ka ndodhur” tha ai. Mbrojtja hoqi dorë nga marrja e dëshmisë së  Vangjel Dules dhe Marin Sulit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit