Tirana ka mundur 3-2 Kukësin në një ndeshje shumë emocionuese. Bardheblutë qarkulluan mirë topin në minutat e para, duke dhënë kështu sinjale të qarta në portën kundërshtare.
Për të ardhur te goli i vendasve, në të 14-tën, një lëvizje e bukur me thembër e Deliut gjeti të papërgatitur portierin Tafas.
Falë këtij rezultati, Tirana ngjitet në kuotën e 21 pikëve dhe pozicionohet menjëherë pas kryesuesve të Partizanit e Egnatias, teksa ka arritur të krijojë dhe një shkëputje prej 6 pikësh, me vendin e 4-t, që aktualisht mbahet nga Dinamo, ndërsa në krahun tjetër “verilindorët” poziciohen në vendin e 6-të të tabelës, me 14 pikë.