Dalin në dritë përgjime të reja nga dosja e SPAK-ut që tregojnë rolin e shefit të krimeve në Tiranë, Dedian Gjoni që ndihmoi Bujar Ajetin dhe Ismail Zenelin për të gjurmuar dhe vrarë dy vëllezërit Albert dhe Edmond Nela. Zeneli i ka shkuar Gjonit në zyrë kur ka qenë në punë në komisariatin e Elbasanit, kan ë hapur TIMS-in dhe kanë kontrolluar lëvizjet e objektivit.
Pjesë nga përgjimet/
Në orën 08:52:47 Ismail Zeneli duke përdorur Q3QNV9 komunikon me përdoruesin e DMI6CF, dhe i dërgon mesazhet:
Q3QNV9–M_gjes, Si tkam, A je ne pune…
DMI6CF— Gjes..
Q3QNV9–Te vij te takoj…
DMI6CF–Po ne zyre…
Q3QNV9–PO vi andej…
DMI6CF–Ok, Ketu me ke..
Q3QNV9-Ok…
Q3QNV9–Shok, Jam ktu…
DMI6CF-Dola..
Q3QNV9– Shok jam me ca familiar…Takona 5 min…
DMI6CF–Une dola… Haha…Ok..Me thuaj kur te litoheah…
Q3QNV9–Nji min…Ku je…Shok jam perball policise…Shok…
DMI6CF–Ku je…Sa hyra brenda…
Ai dërgon këtë mesazh:… Si e ka emrin, Qerosi?…..Se erdha ktu ke puna ktij… Thash ta pyes…”
Në orën 11:43:30, CC4 RE2 duke qenë se është në Elbasan me Ismail Zenelin, komunikon me përdoruesin RFKS6F dhe i tregon që “Jemi në Elbasan”. Ndodhet në Elbasan për të takuar dikë për të marrë disa info. Ai dërgon mesazhet:…O bos…Po presim me taku ate…Per infon…”.
Në orën 12:00:20 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur Q3QNV9 komunikon me përdoruesin e CC4RE2, dhe i dërgon foton e një personi pa flokë, që punon në një kompjuter ku pjesa e majtë e ekranit ka karakteristika të ndërfaqes hyrëse të sistemit TIMS.
CC4RE2 i kërkon që të shkruajë të dhënat ose tja dërgojë me fotografi, duke dërguar mesazhin: “… CC4RE2–”Merri t shkrume, Ma mire, Ose beji foto…”
Pas kësaj kërkese të CC4RE2 janë dërguar nga Q3QNV9 fotografitë e raporteve TIMS të Albert dhe i Edmond Nela si dhe automjete në sistemin E-Gjoba.
RFKS6F–Boss a marut…
CC4RE2-Po…Sa marum…