Zyrtar policie në Shqipëri dhe trafikant jashtë. Ky është thelbi i një pjese tjetër të bisedës së transkriptuar nga përgjimet mes shefit të krimeve në Tiranë, Dedan Gjoni dhe njërit prej trafikantëve Albert Prenga, i cili është në kërkim dhe dyshohet se ndodhet në Spanjë. Në këtë dosje ku u arrestua edhe Erzen Breçani, në një nga bisedat në “SKY” që është zbardhur, Gjoni flet me Prengën për një sasi që ishte në plan për t’u trafikuar, por edhe një ngarkesë prej 166 kg që në fund kapet në Gjermani.
Pjesë nga përgjimet;
Albert Prenga: Shoku im barin e kam ble…
Dedan Gjoni: Na shkofte mbare shok… A ke rruge per Gjermani… Qe te bejme nje pune bashke…
Albert Prenga: Shok ke qen me fat… Ti byrazeri im nipi e shoqi jot…Se me ra kamjoni mram…Plot me mall..
Dedan Gjoni: Ku mo shok… Mos ja q* nanen…Po me vjen keq shok… Cfare tersi…
Albert Prenga: Me vje keq se ishte shoferi im ma i besushem… Dhe kamjoni…
Dedan Gjoni: Mos flet shoferi se gjermanet jan te hidhur shok…