Ditën e sotme në Kamëz, një 56-vjeçar me inicialet F. S., ka hipur në mbikalimin e këmbësorëve dhe ka tentuar të hidhet. Dyshohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.
56-vjeçari është ndihmuar nga shërbimet e Policisë dhe aktualisht po merr asistencë mjekësore.
Ndërkohë policia e Tiranë ka arrestuar 27-vjeçarin me inicialet A. B., pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Po ashtu është arrestuar një 37-vjeçar me inicialet I. L., banues në Zall Herr, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.
Ndërsa policia e Krujës ka ndaluar një 23-vjeçar me inicialet A. B., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Gjithashtu policia e Krujës ka arrestuar një 25-vjeçar me inicialet A. O., 25 vjeç, banues në Derven, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një krehër me municion luftarak, si dhe dyshohet se ka nxitur një të mitur, për të përdorur lëndë narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Tiranë, për veprime të mëtejshme.