-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

DËSHMIA E PLOTË/ Erzen Breçani: Kam arrestuar kriminelë, por tani jam në burg prej djalit tim

Kryesoret

Nëse jam në burg, jam prej djalit”. Kjo është fjalia që ka deklaruar ish-zv/ drejtori i policisë së Tiranës në gjyqin që u zhvillua sot në Gjykatën e Posaçme për masën e sigurisë për atë dhe tre persona të tjerë, teksa shtatë janë në kërkim për dosjen e trafikut të kokainës dhe planeve për vrasje.

Ashtu sikur edhe në dosje, Breçani tha para gjyqtares se e ka këshilluar djalin që të heqë dorë nga “punët e pista” edhe pse më pas pastroi lekët e tij që erdhën nga trafiku i kokainës.

E kam këshilluar të mos merret me gjëra të paligjshme. Nuk e di çfarë ka bërë, nuk kam prova se me çfarë merret im bir. Vetë i kam shërbyer këtij vendi duke vënë edhe jetën në rrezik. Kam zhvilluar aksione dhe kam arrestuar njerëz te botes se krimit” tha ai.

Në gjyq dolën edhe shefi i krimeve Dedan Gjoni dhe Bujar Ajeti (Germezi). Ndërkohë është caktuar masë sigurie detyrim me paraqitje për Jonida Babameto me detyrë oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit.

Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit, biznesmeni Ervin Mata, vëllai i gruas së Eralbi Breçanit, Albert Prenga, Ismail Zeneli, Bajram Grabova dhe Artan Sulejmani janë në kërkim.

Dosja e bujshme, Erzen Breçani flet në gjyq: Në burg jam prej djalit (Dëshmia)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit