-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përgjimet, Mata: O vlla mos më shkruaj, se s’di ku kam kokën, m’u kapën 244 copë

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga përgjimet që sollën francezët nga “Sky Ecc” ku zbuluan një grup kriminal shqiptar që drejtohej nga Ervin Mata, pjesë e së cilit ishte edhe djali i Erzen Breçanit. Në vitin 2020, Matës i zbulohet një ngarkesë me kokainë në Gjermani. 250 kg në total.

“Ervin Mata dyshohet sipas SPAK që ka organizuar trafikimin e 250 kg kokainë nga Brazili në drejtim të Frankfurtit, Gjermani. Lidhur me këtë episod, evidentohet një bisedë më 29 Shtator 2020 ku ai flet me një shtetas dhe i thotë “vlla unë e shes me 35, Ramazani ma ka paguar 34.

Ata mund ta duan dhe për Belgjikë, po unë shes me 35.Tashi ç’a të them unë, ok, ishalla i ka në Shqipëri, do ta ul dhe një pikë, prit të dali malli se është në avion. Do dhe 2 orë. Vlla mos më shkruaj se s’di ku kam kokën, m’u kapën 244 copë” i thotë, Mata, që është i dashuri i këngëtares, Elvana Gjata, pasi i është zbuluar droga.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit