-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush është udhëheqësi i fshehtë i Hamasit në krye të listës së armiqve të Izraelit?

Kryesoret

Organizatori i sulmit të grupit radikal palestinez, Hamas – i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian – ndaj Izraelit, i cili nxiti gjakderdhjen më të madhe izraelito-palestineze prej dekadash, është një figurë e fshehtë, që ia kanë frikën në të dyja anët e luftës.

Në Gazë, askush s’ka fuqi më të madhe në përcaktimin e trajektores së ardhshme të luftës sesa Yehya Sinwar. I obsesionuar, i disiplinuar dhe diktatorial, ai është udhëheqësi më i lartë i Hamasit brenda territorit palestinez – një militant veteran, i parë rrallë në publik, i cili ka mësuar hebraishten gjatë viteve të kaluara në burgjet izraelite, dhe i cili ka studiuar me kujdes armikun e tij.

Zyrtarët izraelitë janë zotuar se do ta vrasin atë dhe do ta shtypin grupin ekstremist, i cili qeveris Gazën që nga viti 2007. Por, teksa lufta ndodhet në javën e shtatë, Sinwar, 61-vjeçar, vazhdon të jetë gjallë, i fshehur dhe në ballë të luftëtarëve të Hamasit, teksa ata po luftojnë me forcat izraelite. Ai, po ashtu, kontrollon negociatat e grupit për fatin e gati 240 pengjeve, të cilët luftëtarët e Hamasit i morën gjatë sulmit të 7 tetorit.

Teksa mijëra njerëz kanë vdekur si pasojë e bombardimeve dhe operacionit tokësor Izraelit, fati politik i Sinwarit tani mund të varet nga ajo se si përfundon lufta, dhe nëse palestinezët mendojnë se kanë fituar ndonjë gjë nga humbjet e tyre të mëdha.

Nëse ai mund të sigurojë lirimin e të gjithë të burgosurve palestinezë dhe shfuqizimin e bllokadës 16-vjeçare të Gazës, njerëzit mund të ndihen se kanë fituar diçka, thotë Hani al-Masri, analist veteran palestinez. Në të kundërtën, “do të jetë problem i madh” për Sinwarin personalisht, “sepse njerëzit do të thonë se ka pasur shkatërrim, dhe ne nuk kemi fituar asgjë” (lexo ketu te plote)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit