Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, ka deklaruar se qëllimi i negociatave të drejtpërdrejta me Izraelin është të përfundojë gjendja e luftës dhe të arrihet një marrëveshje armëpushimi.
Në një reagim të tij, Aoun ka theksuar se nuk do të pranojë asnjë marrëveshje që e përul vendin dhe ka reaguar ashpër ndaj kritikave të grupit Hezbollah që kundërshton negociatat.
“Qëllimi im është t’i jap fund gjendjes së luftës me Izraelin, siç ndodhi me marrëveshjen e armëpushimit. Ju siguroj se nuk do të pranoj një marrëveshje poshtëruese.”
Po ashtu, Aoun e ka quajtur si “tradhti” veprimin e atyre që e përfshinë Libanin në luftë për interesa të huaja.









