Një shqiptar është plagosur me armë zjarri në zonën e Katalonjës në Spanjë. I riu shqiptar ka marrë plagë në këmbë, teksa identiteti i tij nuk bëhet me dije për motive hetimore.
I plagosuri ka dhënë dëshmi ku bën me dije se bëhet fjalë për në atentat grabitjeje por skuadra speciale “Mossos” dyshon se atentati ka të bëjë me trafikun e drogës.
“Pothuajse të gjitha vrasjet e kryera me armë zjarri në Katalonjë lidhen me drogën. Shumica e të huajve të arrestuar për marijuanë janë me kombësi shqiptare, të ndjekur nga kombësia marokene”, shkruajnë mediat spanjolle.