Zbardhen detaje të reja nga dosja hetimore e SPAK-ut dhe roli i ish-zv/ drejtorit të policisë së Tiranës, Erzen Breçani. Në një nga bisedat, djali i ish-zyrtarit, Eralbi Breçani u thotë Besmir Muratit, Ismail Zenelit dhe një tjetër personi që të mos flasin më në “Sky” se aplikacioni po hapet.
“O plak shife pak…”! Trafikantët e prisnin fundin: Ishalla bijem nje sektor (Përgjimet)
Pjesë nga përgjimet;
Eralbi Breçani: Lek sa të doni, ju jep boli…po ha drekë me babën jam, ju bën të fala.
Besmir Murati: Të fala bëji
Eralbi Breçani: Të fala paçi, po më jep instruksione si të ruhemi, hiqni telefonat thotë, po hapen ‘sky’.
D****P: Ka të drejtë. Për zotin gjëja e parë që kam mendu kur është kap puna është ‘sky’.
Eralbi Breçani: Plaku më ka thënë para 2 javësh. Kanë ardhur dosje në Shqipëri për disa persona, edhe shqiptarë nga vendet latine, Europa dhe Anglia shumë. Po hetohen shumë persona dhe vetëm për këto ‘sky’ për Zotin. Ishalla biem në një sektor të gjithë bashkë bëjmë muhabet.
D****P: O plak thuji babit shihe njëherë atë emrin tim
Ismail Zeneli: Të gjithë po punojmë me ‘sky’, nuk po dijmë gjë.