Sulmuesi i Adana Demispor, Mario Balotelli është aksidentuar mbrëmjen e shkuar rreth orës 20:30 duke dalë nga rruga në “Via Orzinuovi” në Brescia.
Për fat të mirë, airbags-i në makinën e tij u hapën dhe lojtari mbeti i padëmtuar. Pas pak minutash ai është vizituar nga stafi mjekësor i një ambulance që ka mbërritur në vendin e aksidentit. Sipas një zyrtari të policisë lokale, ai refuzoi t’i nënshtrohej testit të alkoolit.
Sulmuesi humbi kontrollin e makinës së tij Audi Q8 në Via Orzinuovi dhe u përplas në një mur që kufizon fundin e rrugës.
Në vendngjarje mori pjesë edhe vëllai i tij Enock Barwuah, i cili u kthye nga stërvitja me ekipin ku luan në kampionatin Eccellenza (Rovato) dhe disa miq që e çuan Mario Balotellin në shtëpinë e tij në Brescia pak metra larg stadiumit Rigamonti.