-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Lamtumirë i dashur Zef”, nga Rama, Berisha deri te Meta, politika reagon për humbjen e aktorit

Kryesoret

Politikanët kanë dhënë gjithashtu ngushëllimet e tyre për ndarjen nga jeta të aktorit të madh të humorit shqiptar, Zef Deda.

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet me anë të një postimi në Facebook, ndërsa shkruan “Lamtumirë i dashur Zef”.

Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur 1 minutë heshtje në nderim të aktorit të mirënjohur, Zef Deda, në fillim të konferencës për media.

Berisha u shpreh se sot është ditë zie për artin shqiptar, duke u shprehur se dielli perëndoi përfundimisht për artistin e talentuar.

“Sot është ditë zi e për artin, skenën, Shkodrën dhe artdashësit në mbarë Shqipërinë pasi dielli perëndoi përgjithmonë për artistin e mirënjohur të talentuar Zef Deda, ishte një artist që të gjithë dhuntinë e tij ia kushtoi të vërtetave të mëdha të artit dhe shoqërinë. Ai u nda nga jeta para kohe, duke pasur mundësi për të kapur maja të tjera në skenë dhe art.

Por mbetet i pavdekshëm me trashëgiminë e tij të shkëlqyer që le. Shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmeve, komunitetit artistik dhe qytetarëve të Shkodrës e mbarë Shqipërisë për këtë humbje të madhe. E nderojmë me një minutë heshtje, Zef Dedën,” tha Berisha.

Po ashtu kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij me anë të një postimi në Facebook ku shkruan:

“Një humbje e madhe për humorin dhe artin shqiptar ndarja nga jeta e aktorit shumë të dashur për publikun, Zef Deda.

I shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjes Deda.
Kujtimi i Zef Dedës do të mbetet i përjetshëm në zemrat e të gjithë shqiptarëve.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit