Në portin e madh të Pireut në Greqi janë kapur nga ana e autoriteteve tetëdhjetë pako plastike me kokainë me një peshë totale bruto prej 91 kg, me vlerë afërsisht 4 milionë euro brenda një kontejneri me banane.
Kontejneri ishte shkarkuar nga një anije me flamur Liberian që vinte nga Ekuadori në orët e mbrëmjes të së hënës me një ngarkesë të ligjshme me banane.
Kontrolli dhe identifikimi i lëndës narkotike është kryer mesditën e së martës, nga një ekip i përzier drejtuesish të Drejtorisë së Prokurorisë së Drogës dhe Kontrabandës.