Tre persona kanë marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 07:00 mes dy veturave në rrugën Gjilan-Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Sipas saj, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Gjilan-Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy automjete.
Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, ka thënë Ahmeti.