-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rikthehen ligat europiane, Milan, Manchester dhe Liverpool zbresin në fushë

Kryesoret

Dita e sotme do të dhurojë përballje teje interesante në kampionatet kryesore të futbollit europian.

Në Angli java e 13-të do të hapet me përballjen Manchester City-Liverpool, të dy ekipet mbajnë kreun e renditjes.

Guardiola nuk do të ketë në dispozicion 4 nga titullarët e tij me Haaland, De Bryne, Ederson dhe Ake të cilët janë të dëmtuar,

Jurgen Kloop nga ana tjetër vuan vetë mungesën e Thiagos dhe Gravenberch.

Përballja do të fillojë në 13:30, me dy ekipet të cilat kërkojnë vendin e parë në renditje.

City për momentin mban kreun me 28 pik i ndjekur nga Liverpool me vetëm 1 më pak.

“The reds” kanë humbur 2 përballjet e fundit kundër skuadrës  nga Manchesteri, dhe nga një tjetër disfatë mund të përfitojë Arsenal që mban vendin e 3-të me 27 pik.

Newcastle do të presë Chelsean në shtëpi në 16:00, me blutë e Londrës që kërkojnë të vazhdojnë ngjiten në renditje.

Në Itali, Atalanta do të përballet me kampionët në fuqi të Napolit.

Një përballje midis vendit të pestë dhe atij të katërt, gjithashtu do të shënojë rikthimin e Walter Mazzarit si trajner i skuadrës “partenope”.

Në mbrëmje Milan do duhet të shtrëngojë dhëmbët përballë Fiorentinës.

Plot 10 dëmtime në radhët e kuqezinjëve, një situatë aspak e qetë dhe për Stefano Piolin, pasi skuadra nuk njeh fitore në 4 ndeshjet e fundit në kampionat, një tjetër hap fals mund të rezultoi  fatal për trajnerin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit