Mëngjesin e kësaj të enjte një sasi lënde eksplozivë është vënë në derën e një banesë në fshatin Rilë të Lezhës, teksa pronari i shtëpisë prej kohësh jetonte në Itali.
Sipas burimeve bëhet me dije se lënda plasëse i është vënë Tom Çungut, ku për shkak të kësaj janë shkaktuar shembje të konsiderueshme dhe dëme serioze ndaj banesës.
Një prej fqinjëve të familjes në fjalë, tregoi se shpërthimi ishte aq i fuqishëm, sa u trondit e gjithë shtëpia.
“Ishim në gjumë. U tronditëm nga zhurma. Dolëm jashtë. Na u duk si rrufe. Nuk pamë gjë. I them burrit; nuk është koha e keqe jashtë. Burri më thotë; se di ça ka ndodhur, në dorë të Zotit. Ishte tronditje. U dridh shtëpia, aq shumë i fuqishëm ishte. Si nuk u shkëputën themelet. Ata janë familje e mirë. Kanë jetuar jashtë, kur nuk kemi dëgjuar fjalë të keqe. Për të gjithë ata kam përshtypje të këqija. I kam miq shtëpie. Ishte tepër e fuqishme si shpërthim, ishte i fuqishëm. Ne e mbajtën mendjen te rrufeja, nuk na shkoi mendja”, tha fqinja.
Ndërkohë deri më tani nga hetimet paraprake nuk rezulton që familja Çungu të ketë pasur konflikte apo precedentë problematikë.









