-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla: Po mbrojmë qytetarët, po ruajmë rininë

Kryesoret

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar ditën e sotme në lidhje me operacionin policor “Sundimi i ligjit”, duke shprehur se falë punës policore po mbrohet komuniteti nga personat me rrezikshmëri të lartë.

Balla shtoi se nga ndërhyrjet e policisë në Shkodër, Tiranë, Elbasan, Prrenjas dhe Vlorë janë arrestuar dhe ndaluar 19 persona dhe janë sekuestruar lënde narkotike dhe automjete që përdoreshin në veprimtari kriminale.

Reagimi i plotë:

Goditja e kultivuesve dhe shpërndarësve të lëndëve narkotike vijon çdo ditë, me qëllimin e mbrojtjes së shëndetit të të rinive dhe çdo qytetari tjetër nga rreziku që sjell përdorimi i tyre. #PaketaeSigurisë në shkolla është e lidhur ngushtësisht me operacionin e Policisë së Shtetit “Tempulli”, duke synuar pastrimin e perimetrit të sigurisë së shkollave nga shpërndarësit e drogës. Operacioni “Sundimi i ligjit” mbron komunitetet tona nga personat me rrezikshmëri të lartë, persona në kërkim nga drejtësia apo ata të cilët posedojnë armë pa leje.

Në Shkodër, Tiranë, Elbasan, Prrenjas dhe Vlorë, u arrestuan, ndaluan/proceduan 19 shtetas. U sekuestruan sasi lënde narkotike dhe automjete që përdoreshin në veprimtari kriminale.

Vlerësoj bashkëpunimin e shkëlqyer mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për hetimin e thelluar proaktiv që çoi tek kokat e grupit kriminal të përfshirë në kultivimin mijëra bimëve narkotike në Shkodër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit