Aventura e dytë e Walter Mazzarrit si trajner i Napolit nis me fitore.
Në Bergamo, blutë fituan 2-1 në fund të një ndeshjeje teje të vështirë.
Në fundin e pjesës së parë, gjuajtja me kokë e Kvaratskhelia hapi ndeshjen, ndërsa Rrahmani pa ti anulohej një gol për pozicion jashtë loje.
Atalanta u përmirësua ndjeshëm në pjesën e dytë dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 53-të me Lookman.
Vendasit vazhduan të shtynin përpara por një gabim i portierit Carnesecchi solli dhe golin e fitores për Napolin me Elif Elmas.
Fitorja e parë e Mazzarit në epokën e tij të dytë në klubin partenope, dhe vazhdon të mbajë vendin e katërt në renditje.