Policia e Ulqinit ka arrestuar një 37-vjeçar me inicialet Y. D., nga Shqipëria, i cili është kapur me lëndë narkotike.
Rezulton se 37-vjeçari ishte futur ilegalisht në territorin e Malit të Zi, të premten në mëngjes.
“Policët e Qendrës Rajonale të Policisë Kufitare Jug, Stacioni Policor Kufitar I – Ulqin të premten rreth orës 05:35 në zonën e Sutjelës, komuna Ulqin, kanë vepruar në bazë të njohurive operative dhe kanë gjetur Y. D., 37 vjeç, shtetas i Republikës së Shqipërisë, duke kaluar ilegalisht kufirin shtetëror përtej lumit Buna, duke përdorur një mjet metalik.
Më pas ky person është nisur në drejtim të fshatit Sutjel, duke mbajtur me vete një pako, e cila më pas u konstatua si pako me peshë 1.04 kilogramë, me lëndë bimore jeshile e dyshuar marijuanë,” thuhet në njoftimin e policisë.