Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar përmes një postimi në Facebook lidhur me situatën e vështirë të krijuar në akset rrugore në vend pas motit të ftohtë dhe reshjeve të dëborës.
“Gjatë orëve të natës dhe në mëngjes reshje dëbore ka pasur vetëm në Llogara🌨️ ku është punuar për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës🚜
Temperaturat kanë qenë të ulëta, deri në -7 në zonat malore❄️
🦺Grupet e punës të mirëmbajtjes kanë punuar pa ndërprerje në të gjitha akset me prezencë dëbore për shpërndarjen e kripës me qëllim evitimin e ngricave🚜
Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale🚘
⚠️Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore” njofton ARRSH.