Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Laç-Patok , ku për pasojë një person i paidentifikuar ka humbur jetën.
Sipas policisë, në afërsi të “Mbikalimi i Patokut”, Fran Meskurti duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur këmbësorin e paidentifikuar.
Menjëherë pas përplasjes së parë, këmbësori është përplasur edhe nga një mjet tjetër që drejtohej nga Denis Preçi.
Për pasojë, nga plagët e marra ai ka ndërruar jetë.