Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, dha një deklaratë për mediat teksa ishte i pranishëm në Vlorë në kuadër të 111-vjetorit të Pavarësisë.
Kurti foli për nderimet që u bënë në Vlorë si dhe tregoi se nesër do të jetë në Kosovë, ku do të ketë aktivitete për pavarësinë.
Kreu i shtetit të Kosovës u pyet nga gazetarët se si e komenton ai deklaratën e Berishës, i cili e përshkroi takimin Rama- Kurti me fjalinë: “I themi derrit, dajë”.
Kurti tha se sot nuk është dita e përshtatshme për të bërë dallime politike por sot është dita ku duhet të jemi të gjithë të bashkuar dhe në harmoni.
“Nuk është sot dita që të flasim për dallimet politike, për polemikat aktuale, por sot jemi bashkë, shqiptarët e kanë të përbashkët gjuhën dhe kulturën, historinë dhe ardhmërinë dhe e tashmja mbushet me kuptim pikërisht në këtë mënyrë. Kemi ditë shumë ditë të tjera përgjatë vitit për tema të tilla.”, u përgjigj Kurti.