Një oficere 29-vjeçe është gjetur e pajetë në banesën e saj në Larisa.
29-vjeçarja nuk është paraqitur në zyrën e saj mëngjesin e së hënës, ndërsa nuk iu është përgjigjur telefonatave të njëpasnjëshme të kolegëve.
Menjëherë autoritetet u mobilizuan, mbërritën në banesën e saj dhe tentuan të hapnin derën, të shqetësuar se nuk jepte shenja jete.
Në fund e kanë gjetur të pavetëdijshme, e dërguan në spital, por fatkeqësisht kishte vdekur.