Shembje masivë e gurëve ka bllokuar mesditën e sotme segmentin Fushë Arrëz-Mirditë.
Më saktësisht shembja e gurëve ka ndodhur në vendin e njohur si shkalla e Rrasit.
Njëra anë e rrugës është mundur të zhbllokohet, por shembjet vazhdojnë ende.
ARRSH raporton se po punohet për të përmirësuar situatën, gjithashtu u bën apel përdoruesve të këtij aksi rrugor që të tregohen të kujdesshëm.









