Pasditen e sotme është përfshirë nga flakët azili në Fier. Ngjarja, sipas policisë ka ndodhur rreth orës 15:30. Kati i dytë në shtëpinë e të moshuarve u përfshi nga tymi dhe flakët.
Policia njofton se të gjithë të moshuarit janë evakuuar dhe disa prej tyre janë dërguar në spital për asistencë mjekësore pasi nuk janë ndjerë mirë për shkak të tymit.
Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike në godinën ngjitur.