-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Champions/Interi “ringjallet” në Portugali, Napoli “thyhet” në Bernabeu

Kryesoret

Xhiroja e pestë e grupeve të Championsit dhuroj spektakël dhe shumë gola.

Inter vuajti në pjesën e parë kundër Benfikës, madje pa ti shënohej një tripletë nga ishi i skuadrës Joao Mario.

Në pjesën e dytë të besuarit e Inzaghit treguan dhëmbët dhe barazuan gjithçka me golat e Aranutoviç, Frattesit dhe Sanchez.

Një barazim 3-3 që lejon ende italianët të ndajnë kreun e grupit me Sociedadin me nga 11 pikë.

Napoli provoi por nuk ja doli në Bernabeu.

Kampionët e Italisë gjetën avantazhin me Simeonen, por Reali reagoj mjaft shpejt duke përmbysur gjithçka me Rodrygo dhe Bellingham.

Në pjesën e dytë Anguissa shënoj golin e barazimit dhe sfida u ndez. Megjithatë në Madrid italianët nuk kanë fituar asnjëherë. Një supergol i të riut Nico Paz nga jashtë zone la ende me humbje napolitanët.

Në humbje e cila “dhemb” shumë pasi Braga barazoi kundër Berlinit dhe kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e fundit kundër Portugezëve.

Arsenali u “argëtua” në shtëpi kundër Lens, ku morën një fitore të lehtë me rezultatin 6-0.

Sfidat e mbrëmjes

Bayern Munich- Copenhagen 0-0

Benfica-Inter 3-3

Braga-Union Berlin 1-1

Real Madrid-Napoli 4-2

Sociedad-Salzburg 0-0

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit