-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vritet një grua në Prishtinë

Kryesoret

Një grua ka mbetur e vdekur në fshatin Sinidoll të Prishtinës.

Rastin e ka konfirmuar për Kohën, zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20 në rrugën “Dalip Alshiqi”.

Sipas saj, Policia si dhe mjekët emergjentë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë një person pa shenja jete.

“Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri”, ka thënë ajo.

Policia në koordinim me prokurorinë ka nisur hetim dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmojnë hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit.

Rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria. Burime të Kohës kanë thënë se bëhet fjalë për një rast të plaçkitjes./koha

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit