Finlanda ka mbyllur përkohësisht të gjitha pikëkalimet kufitare me shtetin Rus. Në një konferencë për shtyp , kryeministri finlandez Peteri Orpo tha se ky është një reagim ndaj fluksit të madh të refugjatëve nga Lindja e Mesme.
Sipas shifrave zyrtare vetëm në nëntor hynë në Finlandë nëpërmjet Rusisë mbi 600 azilkërkues nga vende si Kenia, Maroku, Pakistani, Somalia, Siria dhe Jemeni. S
Mbyllja e kufirit për kalimin tranzit të pasagjerëve hyn në fuqi të enjten në mbrëmje dhe vlen për të paktën dy javë.