Një vrasje e rëndë ka ndodhur sonte në dalje të Prishtinës. Gruaja e cila mbeti e vdekur nga të shtënat me armë zjarri është Liridona Murseli.
Sipas mediave të Kosovës, viktima e identifikuar si Liridona Murseli është bashkëshortja e Naim Murselit, ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit kur mbante detyrën e Presidentit të Kosovës. Sipas të njëjtave burime, 33-vjeçarja mund të jetë grabitur dhe më pas është vrarë nga autorët.
Dyshohet se ajo u vra me armë zjarri nga hajdutët, të cilët ua zunë priten derisa ajo së bashku me familjen e saj po udhëtonin me veturë. Viktima është nënë e dy fëmijëve