Mbrëmjen e djeshme me rastin e Pavarësisë, bashkia Vlorë organizoi një koncert ku në Pallain e Sportit performuan një grup këngëtarësh të njohur.
Mes këngëtarëve si Eugent Bushpepa, Irma Libohova, ka qenë edhe këngëtarja Elvana Gjata, për të cilën Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, (SPAK) ka nisur një hetim pasuror pasi emri i saj u përmend në përgjimet e Sky Ecc, të cilët çuan në burg, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të shtetit.
Elvana nuk ka reaguar zyrtarisht për këtë lajm dhe ka vijuar punën me koncertet e saj.