Ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare futbollisti ganez, Agyemang Diwusie.
Siç raportojnë mediat gjermane, vdekja e sulmuesit ka ndodhur “për shkaqe natyrale” por për momentin nuk dihet ende se si erdhi vdekja e papritur për 25-vjeçarin.
Diwuise në të kaluarën ka luajtur për moshat e Kombëtares gjermane, ndërsa aktualisht aktivizohej në radhët e Regensburg, skuadër e cila militon në kategorinë e tretë gjermane.
Ndeshja e fundit zyrtare ishte ajo kundër TSV 1860 Munich, më 4 nëntor.
“Mendimet e familjes sonë janë me familjen e tij, miqtë e ngushtë dhe ata që e njihnin Agyemang. Meqenëse situata është e tmerrshme, kërkojmë që të respektohet privatësia e familjes së tij” ”, shkruan Regensburg në një deklaratë ngushëllimi për familjen e lojtarit.
🕯️ Am heutigen Dienstag hat der SSV Jahn die schreckliche Nachricht erhalten, dass Jahn Profi Agyemang Diawusie im Alter von 25 Jahren verstorben ist. Der Verein ist geschockt und zutiefst betroffen über dieses tragische Ereignis. pic.twitter.com/hlh85RP54y
— SSV Jahn Regensburg (@SSVJAHN) November 28, 2023