-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Penallti e dyshimtë në PSG-Newcastle, UEFA “fshehurazi” pezullon arbitrin

Kryesoret

Përballja mes Parisit dhe Newcastle, e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League përfundoi 1-1 falë një penalltie në minutën e 98-të të shënuar nga MBappe.

Ishte pikërisht ky episod i cili la vend për dyshime dhe ngjalli shumë reagime nga ana e anglezëve.

Penalltia e dhënë në fakt është e diskutueshme, pasi prekja e topit me dorë nga mbrojtësi i Newcastle varet shumë nga pikëpamja vizive.

Në VAR ka qenë gjyqtari polak, Tomasz Kwiatzkowski, ai që dërgoi Marciniak në monitor për të kontrolluar situatën dhe për të dhënë penalltinë për parisienët.

Një penallti e cila i hoqi fitoren nga duart Newcastle dhe rëndoj së tepërmi situatën e tyre në grup.

Kwiatzkowski do të ishte edhe në VAR edhe për ndeshjen e Sociedadit me Salzburgun mbrëmjen e sotme.

Megjithatë, kjo nuk do të ndodhë, pasi UEFA e ka pezulluar atë nga detyra.

Sipas “ESPN”, ky  është një pranim në heshtje i gabimit nga “Shtëpia” e futbollit europian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit