Zbulohen detaje të reja në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi mesditën e sotme në Kamzë ku mësohet se autori i ngjarjes, Maliq Marku kishte vetëm 7 ditë që ishte kthyer nga Anglia.
Marku donte që kanalizimet e ujërave të zeza në banesën e tij t’i kalonte në një kanal që ishte hapur me parë nga banorët, por është kundërshtuar nga Shefqet Hasa, rreth 55-vjeç, por edhe banorë të tjerë bashkë me të plagosurin Besim Keça.
E rëndë në Tiranë/ Zbulohet për çfarë e vrau i moshuari fqinjin me kallash
Ndërkohë Marku ka kontaktuar me ujësjellës kanalizimet e Kamzës të cilët kanë ardhur dhe kanë bërë piketimet pikërisht në kanalin që ishte hapur nga banorët privatisht.
FOTO/ Ky është vendi ku ndodhi vrasja për një kanal në Tiranë
Autori është konfliktuar me Shefqet Hasen, ku ka marrë edhe një pistoletë dhe e ka qëlluar 4 herë duke i shkaktuar vdekjen. Ndërkohë Besim Keçën e ka qëlluar me 2 plumba.
Mësohet se në banesën e autorit nuk banonte askush pasi jetonin prej dy vitesh në Angli.