Guarda di Finanza ka sekuestruar 139 mijë euro në portin e Barit në Itali, të cilat u gjetën gjatë një kontrolli ku qeni i policisë italiane nuhati paratë duke zbuluar vendin ku shoferi i autobusit i kishte fshehur ato.
Sasia e parave ishte e ndarë në tufa prej 10 mijë eurosh dhe ishin mbuluar me celafon duke i fshehur në motorin e një autobusi që po imbarkohej në tragetin e linjës i cili ishte destinuar të shkonte në Shqipëri.
Sipas mediave italiane, shoferi i autobusit nuk ka dhënë sqarime mbi origjinën e parave para,